Edhe pse ky është një çmim i drejtëpërdrejtë sipas ERT do të jetë publiku ai që do përzgjedhë një nga tre këngët e saj. Sipas deklaratave për shtyp ajo së bashku me ekipin e saj përbërë nga kompozitori Dimitris Kontopoulos, regjisori Fokas Evaggelinos dhe vetë këngëtarja Demi do të marrin pjesë këtë vit në Eurovision që do të organizohet në Kiev nga data 9 deri në 13 maj.
Së shpejti ERT do të prezantojë një shfaqje speciale për tre këngët greke të interpretuara nga Demi, të cilat më pas do të përzgjidhen me votë nga publiku.