Një ndër çiftet më të bukur në Hollywood do të bëhen prindër sërish!
US Weekly ka publikuar orët e fundit lajmin se dyshja e aktorëve Ryan Gosling dhe Eva Mendes janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Çifti i cili nga lidhja e tyre kanë një vajzë 17 muajshe të quajtur Esmeralda, thuhet se shumë shpejt do të zgjerojnë familjen e tyre. Themi shpejt pasi sipas US Weekly-t, Eva Mendes është parë duke fshehur barkun e fryrë që në muajin shkurt, teksa realizonte një set fotografik në Los Angeles. Me siguri ky duhet të jetë një lajm i mirë në veçanti për Gosling i cili pati deklaruar para pak kohesh në një intervistë se familja, Eva dhe vajza, ishin investimi më i madh i aktorit në jetë. Ndërkohë raportohet se të njëjtin gëzim po ndajnë dhe një çift tjetër simpatik si Blake Lively dhe Ryan Reynolds. U pa kjo punë...u ngroh koha, u ngrohën edhe vezët!