Mbrëmjen e kaluar Eva Murati ka festuar ditëlindjen. Moderatorja simpatike së fundmi është përfolur për një ndarje me partnerin e saj Genar Topalli. Por edhe pse vazhdon ta mohojë diçka të tillë, detaji që bëri përshtypje ishte se ajo u paraqit vetëm në postime. 23 vjeçarja dukej kaq e buzëqeshur dhe e rrethuar nga disa tollumbace. Ndjekësit e kanë vënë re mungesën e Genarit jo vetëm si prezencë, por edhe me një urim, duke shtuar kështu dyshimet për një ndarje.