Monologu i gazetarit Mustafa Nano për veshjet e moderatoreve Ilda Bejleri dhe Bora Zemani padyshim shkaktoi shumë reagime në publik.
E gjitha kjo ndodhi për faktin se gazetari i akuzoi dy moderatoret për nuditet në paraqitjet e tyre dhe kjo sipas tij është e tepruar për ekranet televizive.
Më pas nuk munguan as reagimet e Borës dhe Ildës ku kjo e fundit e çoi reagimin e saj deri në pikën ku tha se do ta hidhte në gjyq Muç Nanon.
Për këtë çështje nuk ka munguar edhe reagimi i një tjerët moderatore seksi siç është Eva Murati e cila është prononcuar për këtë çështje në emisionin Thumb.
Eva ka vendosur që të kritikojë të dyja palët e këtij debati në reagimin e saj.
“Unë dal tre herë në javë në ekran. Fustanet ato janë, një herë do e nxjerrësh dekoltenë, njëherë jo. Më e rëndësishme se dekolteja është ajo çfarë ti thua!”, është shprehur Eva Murati.
“Barbara D’Urso është 50 vjeç dhe sërish, del të dielën me dekoltenë te goja! Nuk më pëlqeu fakti që debati u shndërrua disi, jo po origjina e një prej personazheve. Nuk më pëlqeu fare kjo pjesë. Ilda kishte mundësinë të tregonte veten pak më mirë. Por në fund të ditës, çdokush e zgjedh vetë çfarë duhet të thotë”, – përfundoi Eva.
Ajo u pyet nëse mendonte njësoj si Nano, që Ilda është vulgare, përgjigja për të cilën ishte: “Mendoj se edhe sheqeri, edhe akullorja, edhe gjërat më të mira të tepruara kur bëhen shpesh, kur bëhen të mërzitshme dhe pjesë e personalitetit tënd. Nëse del nga 5 herë në ekran me dekolte ajo është pjesë e jotja, nëse e alternon është pjesë e etikës televizive.”.
Mesa duket Eva Murati ja ka vendosur pikat mbi i këtij debati që po shkakton gjithë këto diskutime në publik.