Një bombë e Luftës së Dytë Botërore me peshë 500 kg është gjetur në kryeqytetin e Gjermanisë , në Berlin. Mediet shkruajnë se janë marr të gjitha masat, për evakuimin e banorëve, pasi paraditen e së premtes ekspertët do të shkatërrojnë bombën . Ndërtesat do të lirohen nga ora 9 e mëngjesit në një rreze prej 800 metrash në zonën e ndërtimit ku bomba ishte gjetur nga disa punëtorë. “Zona përfshin objekte të ministrisë, një spital dhe stacionin kryesor hekurudhor”, shkruan BBC. Policia ka bërë të ditur se nuk ka rrezik nga bomba britanike 500 kilogramëshe. Mijëra bomba të pashpërthyera nga vitet 1939-45 gjenden çdo vit në Gjermani. Ky është rasti i shtatë, që nga viti 2010 që në Gjermani gjenden bomba të Luftës së Dytë Botërore dhe shpërthehen duke bërë evakuime të popullësisë përreth zonave ku ato janë gjetur.