E përditshmja poltike e Madridit ka publikuar një artikull me titull “Cristiano shpërthen për shkak të Messi-t”, ku zbulohet se Ronaldo është shprehur i pakënaqur ndaj gjykatëses që merret me çështjen dhe ka akuzuar drejtësinë spanjolle për njëanshmëri.
Sipas “El Mundo”, Ronaldo ka akuzuar gjykatësen se po zhvillon një proces gjyqësor duke përdorur kritere “jo të arsyeshme, paragjykuese dhe të pakuptueshme” për faktin se ajo po i mohon avantazhet juridike që iu ofruan Messi-t dhe se e ka konsideruar “të kotë” kërkesën e avokatëve të CR7 për të krahasuar kontratat e sponsorizimit të dy futbollistëve. Sipas Cristiano-s dy rastet janë identikë, por nuk gjykohen në të njëjtën mënyrë.
Ndërkohë, gjykatësja ka shtuar në listën e të hetuarve edhe emrin e këshilltarit financiar të Ronaldo-s në Portugali, dhe duket se duket se Cristiano do të duhet të përballet me një gjyq tjetër: një ish-zëvendës president i Valencia-s, Migeul Zorico, ka denoncuar lojtarin e Real dhe pronarin e Valencia-s, Peter Lim, duke ftuar hetuesit të analizojnë kontratën mbi menaxhimin e të drejtave të imazhit të nënshkruar mes dy palëve.
Ronaldo është shumë i zemëruar, sfida me Messi-n ka arritur fronte të reja, por çdo shqetësim zhduket kur ai është në fushën e lojës: portugezi është një makineri golash.