Apple ka dërguar sot ftesat për eventin e saj vjetor ku pritet të prezantojë disa modele IPhone të rinj dhe ndoshta një Apple Watch të ri dhe një iPad Pro të përditësuar. Eventi do të mbahet më 12 shtator në Cupertino të Kalifornisë. Ftesa përmban një rreth bronzi, ashtu si dhe kampusi i ri Apple Park që u hap vitin e kaluar, pa dhënë shumë informacione për sugjerime të tjera.
Deri tani, kemi dëgjuar se mund të ketë tre iPhone të rinj, duke përfshirë një iPhone të përmirësuar me një ekran OLED me 5.8 inç.Do të ketë edhe një version më të lirë të iPhone X me një ekran LCD 6,1 inch dhe një tjetër model më i shtrenjtë me një ekran OLED 6,5 inch.
Thashetheme të tjera tregojnë se një version me i lire i IPhone mund të vijë në një shumëllojshmëri ngjyrash të pazakonta që do të shfaqen. Të gjithë telefonat mund të përfshijnë gjithashtu kontrollet e gjesteve dhe sistemin e zhbllokimit të Face ID të Apple. Ndërkohë, 3D Touch mund të hiqet nga të paktën një nga pajisjet.
Apple po thuhet gjithashtu se planifikon ridizenjime të mëdha për MacBook Air dhe Mac mini këtë vjeshtë, por është e paqartë nëse ata do të prezantohen në eventin IPhone. MacBook Air i ri do të jetë më i lirë dhe do të shfaqë korniza më minimale dhe një ekran retina. Mac mini mund të përfshijë një rritje të konsiderueshme të performancave. Ne gjithashtu mund të shohim një iPad Pro të ri me Face ID dhe një Watch Apple me një ekran më të madh. Nëse të gjitha këto thashetheme hardware do të realizohen, kjo do të ishte një nga ngjarjet më të mëdha të Apple.