INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Everesti nuk është në të vërtetë mali më i lartë në botë. Ja pse…

Everesti nuk është në të vërtetë mali më i lartë në botë. Ja pse…

Publikuar më: 12:19 18-05-2016

Të gjithë ata që kanë ngjitur me trimëri Malin Everest mund të jenë munduar më kot, ata nuk kanë ngjitur malin më të lartë në botë, sipas shkencëtarëve.

Malin Himalaja në të vërtetë e mund mali Çimborazo, në Ekuador. Por, Everesti megjithatë është numri një, sipas matjeve tradicionale, shkruan “The Independent”.

Ai është gati 9000 metra mbi nivelin e detit, mijëra metra më shumë sesa cilido prej rivalëve të tij më të afërt.

Por, ai nuk është në të vërtetë më i larti, apo ai që ndodhet më së afërti me qiellin. Mali i Ekuadorit e mund atë në këtë matje, për shkak të formës së çuditshme të Tokës.

Everesti del i pari vetëm kur matet nga niveli i detit. Por, nëse ai matet nga qendra e Tokës, Çimborazo është bindshëm i pari, kurse Everesti nuk do të zinte vend as në listën e 20 maleve më të larta në botë.

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662