Evi Reçi jeton në Firence që prej vitit 2008 dhe jeta e saj vazhdon të sillet mes Tiranës dhe Firences, duke mos lënë mënjanë aktivitetet muzikore në Shqipëri.
Kështu, pas disa klipeve të realizuara deri tani, këngëtarja duket se po bëhet gati të sjellë projektin e saj të ri. Një projekt që do ta shndërrojë Evin nga ajo vajza e ëmbël e baladave, në një femër paksa porvokuese dhe të sigurtë në vetvete. Të paktën këtë tregojnë foto dhe videot e postuara deri tani, që paralajmërojnë klipin.
Ardhja e saj ndryshe e shton edhe më tepër kuriozitetin për ta pare sa më shpejt klipin.