INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Evolucion, zemra e derrit do përdoret për transplant tek njerëzit! Ja kur do të jetë e mundur…

Evolucion, zemra e derrit do përdoret për transplant tek njerëzit! Ja kur do të jetë e mundur…

Publikuar më: 10:18 20-08-2019

Kirurgu britanik, Terence ka përshpejtuar kërkimet në lidhje me transplantin e zemrës. Ai ka zbuluar se zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoren për transplantime njerëzore dhe kjo do të ndodhë brenda tre viteve.
Ndërsa këtë vit pritet që ai do të zëvendësojë veshkën dhe e njeriut me atë të derrit.
Sipas tij, një ngjarje e tillë mund të hedhë bazat për transplantime më komplekse të organeve shtazore tek njerëzit, një proces i quajtur ksenotransplant.
“Nëse efekti i ksenotransplantit është i kënaqshëm me veshkat e derrave tek njerëzit, atëherë është e mundur që zemra e derrit të mund të përdoret me efekte të mira tek njerëzit brenda disa viteve”, tha kirurgu i kardiologjisë.
Ai sqaroi se anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja. Deklaratat i bëri me rastin e 40-vjetorit të transplantit të tij të parë të zemrës në Britani.
Problemet e zemrës konsiderohen një pandemi globale, me 26 milion njerëz të prekur në të gjithë botën, ndërsa komuniteti mjekësor shpreson që përdorimi i zemrave të derrit, mund të revolucionarizojë trajtimin e sëmundjes.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416