INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Evropa i frikësohet luftës SHBA-Iran, ja mesazhi i tre superfuqive

Evropa i frikësohet luftës SHBA-Iran, ja mesazhi i tre superfuqive

Publikuar më: 09:18 15-07-2019

Gjermania, Franca e Britania e Madhe bëjnë thirrje për veprim “të përgjegjshëm” për të ulur tensionet mes Teheranit dhe SHBA mbi marrëveshjen atomike të vitit 2015 pasi Irani shkeli kufizimet mbi pasurimin e uraniumit.

Tri fuqitë kryesore evropiane të dielën bënё thirrje tё gjenden mënyrat për ta ndaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe për të rifilluar dialogun lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Pallati Elysee në ditën e festës kombëtare tё Francës, liderët e Britanisë sё Madhe, Francës dhe Gjermanisë thanë se “ka ardhur momenti për të vepruar në mënyrë të përgjegjshme”, për të shmangur dёshtimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Gjatë 10 ditëve të fundit, Teherani ka shkelur dy herë afatet e marrëveshjes historike me gjashtë fuqitë botërore – të njohura si Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) – që synonte të shtynte kohën që i nevojitej Iranit për konstruktimin e një bombe atomike.

Pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump vitin e kaluar deklaroi tёrheqjen e SHBA nga marrëveshja JCPOA dhe vendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike. Irani i zgjeroi kufijtë e procesit pёr pasurimin e uraniumit.

Udhëheqësit e Iranit janë të indinjuar, se ekonomia e dobësuar nё vend nuk po përfiton nga lehtësimi i sanksioneve të premtuar sipas marrëveshjes.

Armiqësia Iran-SHBA shkruan Deutsche Welle nuk është e kufizuar vetёm në marrëveshjen bërthamore. Uashingtoni muajin e kaluar fajësoi Teheranin për sulme sabotimi në disa depozita nafte në Gjirin Persik.

Përplasja dha shkas që SHBA të përgatiteshinpёr sulme ajrore ndaj Iranit, por që Trump i shmangu në minutën e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0021040439605713