Stresi ka publikuar së fundmi projektin muzikor “Gazi n’fund” në bashkëpunim me reperin e njohur Finem, këngë e cila kjo është pritur mjafti mirë nga publike.
Në tekstin e këngës përmendej dhe emri i këngëtares Elvana Gjata dhe kjo gjë nuk kaloi pa u vu re nga fansat.
“Fuck fake rappers, Love Elvana Gjata”- thuhet në këngë, për të cilën Stresi ka reaguar më herët duke u shprehur se më mirë të dëgjojë Elvana Gjatën sesa reperat fake.
Por si ka reaguar këngëtarja për këtë? Në një intervistë për gazetaren Irini Meçe në edicionin verior të ABC Neës, Stresi tregoi se ka folur me Elvanën dhe ka shkëmbyer disa mesazhe në lidhje me këngën.
Këngëtarja e ka pëlqyer dhe sigurisht ka qenë dakord për këtë gjë. Reperi tregoi edhe kohën kur punonte në një studio me Elvanën, kur kjo e fundit ishte pjesë e Three Dots.
“Patjetër që e ka dëgjuar Elvana këngën, i kam shkruar. Me Elvanën kam punuar në një studio, Three Dots, edhe kemi marrëdhënie shumë të mirë bashkë. Unë e dua si motrën time, në sensin që e kam respektuar si motrën time, dhe do të vazhdoj ta respektoj, plus që ia pëlqej muzikën, kam qenë aty kur ajo krijonte muzikën dhe nuk ka asnjë keqkuptim. I kam dërguar mesazhe, kemi folur, është OK”, u shpreh Stresi.