INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

F1, prezantohet Ferrari i sezonit të ri

Publikuar më: 15:29 19-02-2016

Siç parashikohej, makina e re e Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ka më shumë zona të bardha (në lartësinë e saj dhe në kofanon e motorit), duke bërë që të ngjajë paksa me njëvendëshet e viteve ’70.

Ferrari SF16-H u prezantua nga shefi i skuderisë italiane, Maurizio Arrivabene, dhe është “Kokëkuqja” e parë që është realizuar e tëra nën udhëheqjen e tij.

Debutimi zyrtar në pistë për Ferrarin e ri do të jetë ditën e hënë, në ditën e parë të testeve të Barcelonës.

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443