INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fabrikë kanabisi në mes të Anglisë, dënohen me burg shqiptarët [FOTO]

Fabrikë kanabisi në mes të Anglisë, dënohen me burg shqiptarët [FOTO]

Publikuar më: 13:35 21-03-2017

Dënohen me burg dy shqiptarët, të cilët e kishin kthyer shtëpinë e tyre në Shrewsbury të Anglisë, në një fabrikë kanabisi.

Siç duket edhe nga fotot Besim Tafa dhe Ardit Mehalla kishin krijuar kushtet e përshtatshme për kultivimin e kanabisit.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 6 dhoma 273 bimë të cilat ishin gati për t’u korrur si dhe 950 paund.

Sipas trupës gjyqësore 45-vjeçari Tafa kishte rreth 1 javë që banonte në shtëpinë ndërsa 19-vjeçari Ardit Mehalla lëvizte me furgon dhe transportonte furnizime.

Dy shqiptarët qëndronin ilegalisht në Britani dhe nuk kishin një adresë fikse. Ata mësohet se kishin paguar shuma të konsiderueshme parash për t’u futur në këtë shtet dhe punonin për të shlyer borxhet.

fabrika-3.jpg

fabrika-2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0059208869934082