Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, pasi e kishte kthyer shtëpinë në një "fabrikë" kanabisi.
E gjithë ngjarja ka ndodhur gjatë një kontrolli të befasishëm nga policia në shtëpinë e tij, në rrugën Charlton në Kenton. Policia është habitur kur në shtëpi kanë gjetur një fabrikë të sofistikuar kanabisi e cila shtrihej në 5 dhoma, shkruan getwestlondon.
Shtëpia ishte e pajisur me sisteme të avancuara ndriçimi dhe ajrimi, dhe brenda saj ndodheshin 400 bimë kanabisi gati për tu korrur.
27- vjeçari dyshohet se është pjesë e një bande kriminale të organizuar me akuzën e kultivimit të kanabisit, vjedhjes së energjisë elektrike dhe hyrjes së paligjshme në Britaninë e Madhe.
Shqiptari i arrestuar po mbahet në një stacion policor në veriperëndim të Londrës ndërkohë që hetimi vazhdon.