INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Face Magazine publikon një reportazh të veçantë për Shqipërinë. Sa cool...[FOTO]

Face Magazine publikon një reportazh të veçantë për Shqipërinë. Sa cool...[FOTO]

Publikuar më: 14:43 16-11-2018

Face Magazine, një ndër revistat më të njohura në Itali ka folur për vendin tonë. Titulli i vendosur është: Sa cool Tirana!

Rritja e PBB prej 4%, bumi turistik. Shqipëria e po shikon të ardhmen, duke ëndërruar Europën. Me këto fjalë nis shkrimi, që më pas flet për historinë e vendit që nga periudha e komunizmit, më pas vijon me eksodin e vitit 1991 dhe ndalon në ditët e sotme.
Në mënyrë metaforike shkruhet se shqiponjat e mëdha, simboli i vendit, fluturojnë më lart, midis një PBB në rritje të vazhdueshme dhe dëshirës për ndryshim të gjeneratave të reja. Me tej flet dhe për Kryeministrin Edi Rama që e quan karizmatik dhe e sheh si njeriu i momentit. Më pas autorja e reportazhit ndalon në kryeqytet dhe nis e përshkruan, ku veçon ish bllokun që e sheh si simbol të Tiranës dhe sqaron se më parë jetonin zyrtarët e regjimit komunist, ndërsa sot është një zonë bare dhe kafene, restorante dhe dyqane të modës.
Në shkrim përmenden dhe italianët që kanë ngritur biznese nga më të ndryshmet.
Dhe në fund i kushton rëndësi dhe turizmit ku dhe jep një sugjerim: Në Shqipërinë e re, lulëzon turizmi, në sajë të çmimeve të ulëta, plazheve të bukura dhe kureshtjes për të zbuluar një destinacion i ri.

shkrimokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033090114593506