INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''FaceApp ka nën kontroll 100 milion fytyra njerëzish, nuk dihet çfarë bën me to''. Kompania i përgjigjet akuzave

''FaceApp ka nën kontroll 100 milion fytyra njerëzish, nuk dihet çfarë bën me to''. Kompania i përgjigjet akuzave

Publikuar më: 09:20 19-07-2019

Aplikacioni Viral FaceApp u ka dhënë njerëzve fuqinë për të ndryshuar shprehitë e tyre të fytyrës, pamjen e madje edhe moshën.

Por në të njëjtën kohë njerëzit i kanë dhënë fuqinë FaceApp për të përdorur fytyrat e tyre, përfshirë edhe emrat, për çdolloj synimit që mund të ketë.

Mese 100 milionë njerëz kanë shkarkuar aplikacionin nga Google Play. FaceApp renditet aplikacioni i parë në iOS në 121 vende të botës sipas App Annie.

Edhe pse në përshkrimin e termave të shërbimit njerëzit ende kanë “nën kontroll” përmbajtjet e tyre, kompania ka një licencë për përdorim falas të çdo përmbajtjeje që ngarkohet si të dojë dhe kur të dojë.

Një kongresmen amerikan ka kërkuar një hetim nga FBI për mundësinë që ky aplikacion të futet në të dhënat e juaja personale.

Por kompania ka dalë në një deklaratë zyrtare ku shprehet se shumica e fotove të përdoruesve qëndrojnë në serverët të tyre deri në 48 orë dhe pastaj ato fshihen.

Gjithashtu aplikacioni lejon që përdoruesit të kërkojnë që të dhënat e tyre të fshihen. Kjo arrihet përmes opsionit “Report a bug” që në të vërtet është një proces më i gjatë.

Kompania që ka krijuar FaceApp, R&D ka mohuar se transferon foto të tjera përveç atyre që zgjidhen vetë nga përdoruesi. Kompania ka konfirmuar se të dhënat nuk janë ndarë në asnjë rast me një palë të tretë.

Article Logic
Execution time: 0.0034949779510498