Faqet e internetit të rrjeteve më të mëdha sociale në botë kanë ndaluar së funksionari prej disa orësh ditën e djeshme.
Ky është konsideruar si një problem i rëndësishëm global ndërkohë që njerëz nga e gjithë bota kanë hasur probleme në arritjen e faqeve të Instagram, Facebook dhe Whatsapp.
Përdoruesit e rrjeteve sociale në Irlandë kanë marrë një vendim drastik pasi kanë lajmëruar policinë për mosfunksionimin e tyre, në kuadër të shakasë.
Policia e Zelandës së re ka lëshuar një njoftim ku kërkojnë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të mos i thërrasin për problemet që kanë nga rënia e Instagram-it dhe Facebook-ut.
Ata u shprehën:
Fatkeqësisht s’mund të bëjmë asgjë për këtë, ju e dini, ata janë me bazë në Amerikë dhe ne jemi policë. Kështu që, ju lutem mos na thirrni të raportoni për këtë. Ju lutemi”.