INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook dhe Twitter bllokojnë afro 1 mijë adresa në Rusi dhe Iran

Facebook dhe Twitter bllokojnë afro 1 mijë adresa në Rusi dhe Iran

Publikuar më: 12:05 22-08-2018

Dy gjigantët e mediave sociale, Facebook dhe Twitter kanë deklaruar se kanë bllokuar afro 1 mijë profile të regjistruara në Iran dhe Rusi.

Sipas tyre këto profile dyshohen se përdoreshin për qëllime negative, si manipulimi i shoqërisë.

Facebook ka deklaruar se ai ka bllokuar 650 llogari në Rusi, pasi sipas tij ato përdoreshin për sulme të ndryshme kibernetike.

Ndërsa nga ana tjetër Twitter ka publikuar të dhënat ku dëshmon se ka pezulluar 284 llogari që përdoreshin në Iran.

Sipas gjigantit të medias sociale, këto llogari publikonin të dhëna të pasakta në lidhje me fushatat politike në Iran dhe Rusi.

Specialistët e Twitter shtojnë ndër të tjera se këto adresa kishin për qëllim manipulimin e opinionit shoqëror.

“Ne kemi ndaluar këtë lloj të sjellje, sepse dëshirojmë që njerëzit të jenë në gjendje tiu besojnë lidhjeve që krijojnë” njofton Twitter.

Këto masa nga Facebook dhe Twitter vijnë pak kohë pasi kompania e Microsoft raportoi disa sulme kibernetike që ishin nga disa grupe ruse.

Microsoft publikoi disa të dhëna ditën e djeshme, që kishte zmbrapsur sulme të hakerave rusë mbi kompjuterët e organizatave konservatore të lidhura me partitë politike në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0027859210968018