INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook do të lansoj

Facebook do të lansoj "Portal" , pajisjen shtëpiake për video biseda

Publikuar më: 14:26 21-09-2018

Facebook duket se ka vendosur të lansoj pajisjen e vet të video bisedave, Portal, javën e ardhshme. Siç raportohet nga Cheddar, pajisja vjen për herë të parë pas Oculus në botën e teknologjisë konsumatore nga Facebook, dhe është e ngjashme me Echo Show të Amazon.
Çmimi mund të jetë 400 dollarë për madhësinë më të madhe, ndërsa versioni më i vogël mund të kushtojë 300 dollarë. Kjo është në krahasim me 229.99 dollarë për Echo Show.

Instagram Banner


Këto pajisje duhej të zbuloheshin në konferencën teknologjike F8 të kompanisë në maj, por Facebook vendosi ta shtyej lansimin për shkak të dyshimit të publikut mbi kompaninë, pas skandalit të Cambridge Analytica, njofton Bloomberg.
Shqetësimet për zvogëlimin e besimit publik në botën e privatësisë bënë që kompania të instaloj një perde të privatësisë në kamerë. Pajisja përdor AI për të njohur njerëzit në kornizë dhe për të ndjekur ata kur lëvizin nëpër dhomë.
Gjithashtu do të ketë integrimin e asistentit Alexa, dhe lejon përdoruesit të dëgjojnë muzikë, të shikojnë videot, të marrin receta gatimi dhe të marrin informacione për lajme

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543