INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Facebook' drejt ndryshimeve të mëdha, shikoni se çfarë ka ndodhur...[FOTO]

'Facebook' drejt ndryshimeve të mëdha, shikoni se çfarë ka ndodhur...[FOTO]

Publikuar më: 10:21 12-01-2018

Rrjetet sociale përpos të ardhurave që gjenerojnë nga klikimet kanë edhe reklamimin si një burim thëlbësor për të gjeneruar fitime.

“Facebook” ka vendosur të ndryshojë tërësisht mënyrën e funksionit të platformës, duke bërë që postimet nga bizneset, markat apo mediat të mos kenë më prioritet.

Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social.

Saktësisht, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama.

Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur shfaqen për miqtë e tij.

Lajmi e ka bërë të ditur vetë themeluesi i “Facebook”, Mark Zukerberg, i cili tha se postimet nga organizata të ndryshme, që ai i cilësoi përmbajtje publike, kanë eliminuar momentet personale në këtë platformë, duke e larguar nga rrënjët e saj.

Zukerberg pranoi se ky ndryshim do t’i kushtojë para Facebook, pasi popullariteti i postimeve të organizatave në “Facebook” do të bjerë, madje pritet që edhe shumë faqe që mbijetonin vetëm falë “Facebook” të falimentojnë.

Ndryshimi i ri që pritet të hyjë në fuqi për pak javë, vjen pasi premtimit të Zuckerbeg se gjatë 2018 do të sigurohet se koha që njerëzit kalojën në “Facebook” të jetë e shpenzuar mirë.

swerg0_23.PNG

Article Logic
Execution time: 0.001492977142334