INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook financon për ''makinën e së vërtetës''

Facebook financon për ''makinën e së vërtetës''

Publikuar më: 09:56 01-08-2019

Kompania e Facebook ka lajmëruar se ka në plan të krijojë një pajisje e cila do të bëjë të mundur të kthej në fjalë mendimet tuaja. Deri tani kjo ishte parë vetëm në filma fantashkencë ku një makineri e tillë quhej ''makina e së vërtetës''.

Rrjeti social ka financuar një studim i cili ka zhvilluar algoritme të një pajisjeje që do të quhet machine-learning, e cila do të jetë e aftë të shndërrojë aktivitetin e trurit në të folur.

Studiuesit e Universitetit të San Francisco-s në Kaliforni e testuan makinën e tyre me njerëzit të cilin ishin me sëmundjen e epilepsisë. Pacientëve me epilepsi ju kanë vendosur elektroda në trurin e tyre si një mënyrë për të kuptuar origjinën e krizave që ata kanë përpara se të kryejnë operacionin.

Studiuesit ju kërkuan pacientëve tu përgjigjen disa pyetjeve të thjeshta me zë të lartë.

Studiuesit shprehen se nga algoritmet që ata kane krijuar arritën të identifikonin përgjigjet e tyre në 61% të rasteve.

Eddie Chang, një nga studiuesit e projektit shprehet se këta pacientë mendojnë tjetër gjë dhe shprehin tjetër gjë. Ndaj kjo pajisje do të vijë në ndihmë të mjekësisë për të komunikuar me pacientët të cilët kanë probleme më trurin e tyre gjë e cila ndikon dhe në komunikim.

Facebook shpreson se kjo pajisje për të cilën ata po financojnë të përpunojë 100 fjalë në minutë.

Facebook nuk është e vetmja kompani që kërkon të krijojë lidhje me trurin. Edhe kompania e Elon Musk, Nuralink, ka aplikuar pranë autoriteteve Amerikane për leje që të testojë pajisjen e hakimit të trurit të njeriut.

Reagimet e njerëzve lidhur me këto dy shpikje kanë qenë negative. Një pjesë e madhe e tyre shprehen se është koha që këto nisma të marrin fund për të mos shkelur kufijtë e etikës.

Article Logic
Execution time: 0.0036900043487549