Pas SHBA dhe BE, edhe Facebook duket ka njohur zgjedhjet e 30 qershorit.
Aplikacioni shumë i përdorur nga shqiptarët, për herë të parë ka bërë një surprizë për përdoruesit.
Zgjedhjeve të ditës së sotme i ka kushtuar një “rubrikë të veçantë’’ ku të gjithë qytetarët që duan të tregojnë se votuan mund të klikojnë aty.
Sot Shqipëria voton për zgjedhjen e 61 kryebashkiakëve të rinj. Votimet deri tani janë të qeta dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Në këto 30 vite, këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.