INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook mbyll dhjetëra adresa: Punonin për të ndërhyrë në zgjedhje...

Facebook mbyll dhjetëra adresa: Punonin për të ndërhyrë në zgjedhje...

Publikuar më: 11:19 17-05-2019

Kompania e Facebook ka zbuluar sërisht dhjetëra llogari të rreme, faqe dhe grupe të fshehta të drejtuara nga një firmë izraelite që po punonte për të ndikuar në zgjedhjet në të gjithë globin. Për pasojë është detyruar që t’i mbyllë.

Sipas Facebook një grup i quajtur Archimedes, në Tel Aviv, përdori llogaritë për të përhapur lajme të rreme në emër të klientëve të saj, kryesisht për grupet politike në Afrikë dhe më pas do të zgjeronte aktivitetin e saj dhe në shtete të tjera. Kompania izraelite ka shpenzuar mijëra euro për të shpërndarë lajme të rreme.

Llogaritë e rreme u identifikuan nga ekipi i hetimit të brendshëm të Facebook. Në total, Facebook ka mbyllur 65 llogari personale, 161 faqe dhe 23 grupe që drejtoheshin nga izrealitët e Archimedes.

Ekspertët e FB sqaruan se faqet që zotëronte Archimedes duke përdorur "teknologjitë më moderne dhe metodat inovative" ndikuan në shumë fushata politike, mes të cilave dhe zgjedhjet presidenciale në të gjithë botën. Synimi i tyre ishte të krijonin një realitet tjetër që i përshtatej dëshirave të klientëve të tyre. Ata deri tani kanë shenjëstruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.

Kjo masë e Facebook-ut është një tjetër përpjekje për të eliminuar materialet që cënojnë privatësinë dhe nxisin gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711