INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Facebook” mbyll mijëra llogari nga Kosova dhe Maqedonia/ Ja arsyeja që e shtyu kompaninë drejt vendimit drastik

“Facebook” mbyll mijëra llogari nga Kosova dhe Maqedonia/ Ja arsyeja që e shtyu kompaninë drejt vendimit drastik

Publikuar më: 17:36 26-03-2019

Rrjeti më i madh social në mbarë botën Facebook ka nisur një fushatë spastrimi.

Gjigandi teknologjik ka mbyllur mijëra llogari nga Irani dhe Rusia për shkak të aktivitetit të dyshimtë në rrjetin social, duke përfshirë postimet pro-Brexit.

Kompania njoftoi se një total prej 2,643 faqesh, grupesh dhe llogarish janë fshirë pasi ishin angazhuar në “sjellje të koordinuar false” në Facebook dhe Instagram.

Një numër llogarish me origjinë nga Maqedonia dhe Kosova u hoqën gjithashtu, pasi u zbulua se faqet pretendonin të përfaqësonin komunitetet politike në Australi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga 2.632 faqe, grupe dhe llogari që janë fshirë, 513 ishin të lidhura me Iranin, ndërsa 1,907 ishin të lidhura me ndikimin e Rusisë, lajmëroi Facebook.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034520626068115