INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook më në fund lançon opsionin e ri. Hidhini një sy dhe zbuloni çfarë bën

Facebook më në fund lançon opsionin e ri. Hidhini një sy dhe zbuloni çfarë bën

Publikuar më: 12:56 10-11-2018

Facebook ka punlikuar zyrtarish Lasso, një aplikacion për shperndarjen e videove me muzikë le te themi nje kopje e TikTok, thuhet se ka qene duke u punuar që nga tetori, tani është në dispozicion për iOS dhe Android.

Instagram Banner

Facebook përshkruan Lasso si një aplikacion që e bën të lehtë për këdo që të krijojë dhe të ndajë video të shkurtra me efekte “argetuese". Aplikacioni do të lejojë përdoruesit të ndjekin krijuesit e tjerë, të kërkojnë përmbajtje duke përdorur hashtags dhe të krijojnë video të reja dhe të shkurtra duke përdorur një sërë mjetesh krijuese. Facebook siguron që të kete dhe opsionin "biblioteke muzike", e cila do të godasë në TikTok, një aplikacion që ka fituar popullaritet me videot e sinkron qe mesa duket do te jetë konkurencë e fortë per Facebook.

Lasso është në pronësi të Facebook, ajo integrohet në ekosistemin e kompanisë kështu që ju mund të regjistroheni duke përdorur një llogari Instagram ose Facebook (ose krijoni një nëse keni arritur të shmangni platformën). Kur të bëni videot e tua në Lasso, do të jeni në gjendje t'i ndani drejtpërdrejt në Storyin e Facebook. Një përputhshmëri e ngjashme me tregimet e Instagram do te vi më vonë u shpreh kompania.

©️insmart.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0032789707183838