INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook na vjen me të tjera risi, shikoni se për çfarë bëhet fjalë...

Facebook na vjen me të tjera risi, shikoni se për çfarë bëhet fjalë...

Publikuar më: 07:42 21-12-2017

Facebook lajmëroi ditën e martë se do të përdorë teknologjinë e njohjes së fytyrës për tu treguar njerëzve në rrjetin social se kur përdorues të tjerë kanë ngarkuar foto të tyre.

Kompania tha se ky funksion do të jetë opsional dhe vjen në mbrojtje të privatësisë së përdoruesve të cilët duhet të dërgojnë tek Facebook një foto të tyre.

Megjithatë ky funksion nuk do të jetë i disponueshëm menjëherë në Kanada dhe Bashkimin Evropian, sepse ligjet e privatësisë janë me strikte në këto juridiksione.

Kompani të ndryshme teknologjike po adoptojnë në masë teknologjinë e njohjes së fytyrës pavarësisht shqetësimeve sesi të dhënat e grumbulluara mund të përdoren.

Në Shtator Apple prezantoi një iPhone ku përdoruesit mund të kyçeshin përmes fytyrës.

Teknologjia e njohjes së fytyrës është pjesë e Facebook që nga 2010-ta kur rrjeti social ofroi për herë të parë sugjerime për të etiketuar miqtë.

Për ata që duan të përdorin funksionin, Facebook krijon një shabllon të fytyrës së përdoruesve dhe e krahason me imazhet që mendon se ju përkasin juve.

Facebook premtoi se do të fshinte shabllonët e atyre që duan të ç’aktivizojnë opsionin.

Përdoruesit do të marrin një njoftim nga Facebook kurdo që dikush ngarkon një foto të tyre.

Rrjeti social gjithashtu do të përdorë teknologjinë në fjalë për fotot e profilit

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936