Shikuesit e videove në Facebook nuk do ta kenë më mundësinë për t’u ndërlidhur me web faqe tjera, përmes linqeve.
Shumë web faqe, krijonin versione të shkurtra të videove dhe më pas nëse përdoruesit dëshironin që ta shikonin versionin e plotë, shpërndanin linkun i cili i lidhte direkt me sajtet e tyre.
Ky ndryshim ishte bërë herët këtë muaj, pa ndonjë paralajmërim, ka njoftuar BBC.
Ekspertët janë shprehur se Facebook dëshiron që t’i shpërndajë vetë informacionet në vend se t’i shpie ata diku tjetër.