INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Facebook" në gjyq, thyen ligjin mbi informatat personale të individëve

Publikuar më: 09:43 23-05-2016

“Facebook” ndodhet sërish në telashe. Fokusi i problemeve të tij mbet  ruajtja dhe skenimi i mesazheve private të përdoruesve të vet.

I bashkuar me disa individë të tjerë, një shtetas ka ngritur  aktakuzë kundër “Facebook” në një gjyq në Amerikë. Rrjeti social, sipas tij mund të jetë duke thyer ligjin mbi informatat personale të individëve duke ruajtur dhe skenuar mesazhet personale të përdoruesve.

Dihet në fakt që gjiganti social e bën këtë për të parandaluar viruset e ndryshme. Megjithatë sipas akuzës “Facebook” të njëjtat të dhëna i përdore edhe për marketing dhe qëllime tjera.

Sipas ekipit akuzues, “Facebook” është duke shkelur ligjin mbi privatësinë në komunikim elektronik.

Article Logic
Execution time: 0.0033719539642334