INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook nxjerr Messenger Lite

Facebook nxjerr Messenger Lite

Publikuar më: 12:23 03-10-2016

Facebook ka nxjerrë një tjetër version të Messenger për biznesin pasi synon të hyjë në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Reuters Messenger Lite, i cili përdor më pak internet, është projektuar të punojë në zonë me lidhje të dobët interneti si Kenia, Tunizia, Malajzia, Sri Lanka dhe Venezuela. Facebook thotë se në muajt në vijim Lite do të jetë i vlefshëm dhe në vende të tjera.

Përdoruesit e telefonëve Android do të munden ende të përdorin karakteristikat themelore të Messenger, përfshi këtu mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst, foto, lidhje, por nuk do të kenë mundësi të bëjnë telefonata me video apo audio apo të bëjnë pagesa.

Facebook ka përmbushur kërkesat e tregjeve perëndimore, përfshi këtu Amerikën Veriore dhe Europën, dhe tashmë synon vendet në zhvillim si pjesë e versionit të saj “lite”dhe tashmë Messenger ka disa kapacitete më shumë se aplikacionet e tjera.

“Ne duam të sigurohemi se produktet e Messenger të jenë të përdorshme për të gjithë”, thotë David Marcus, drejtori i Messenger. Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg e ka thënë shpesh se misioni i kompanisë së tij është që çdo person në botë të jetë i lidhur me internetin.

Article Logic
Execution time: 0.0041260719299316