Rrjeti më i madh dhe më i përdorur social, Facebook, duket se përsëri do të sfidojë Skype-in. David Marcus, përgjegjës i platformës së mesazheve në rrjet, ka prezantuar këtë herë shërbimin e komunikimit audio-video, por këtë herë jo vetëm një me një, por edhe në grup, duke përfshirë deri në 50 persona.
Një sfidë e re kjo, duke iu afruar shërbimeve si Skype nga Microsoft , apo Hangouts nga Google, por në ndryshim me këto të fundit, në Messenger nuk mund të kryhen video-telefonata.
Që të nisësh një “Group Call” mjafton të krijohet njëherë grupi dhe më pas të aktivizosh kameran e të klikosh në opsionin e telefonatës.