INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook sërish nën akuzë, edhe adoleshentët i largohen

Facebook sërish nën akuzë, edhe adoleshentët i largohen

Publikuar më: 15:21 04-06-2018

Pas skandalit të Cambridge Analitics nuk kanë të sosur telashet për rrjetin social Facebook.

Platforma gjigante teknologjike është sërish në shënjestër sa i takon shkeljes së të dhënave të privatësisë.

Prestigjiozja amerikane “New York Times” shkruan se rrjeti social ka hyrë në marrëveshje me të paktën 60 prodhues të s marfonëve , tableta dhe pajisje të tjera celulare, duke u lejuar të kenë akses në të dhënat personale të mijëra përdoruesve.

Grupet me të cilat u nënshkruan marrëveshjet të tilla sipas News York Times do të ishin Apple, Amazon, BlackBerry, Microsoft dhe Samsung.

“Facebook” ka lejuar grupe të tilla si Apple dhe Samsung për të hyrë në të dhënat personale të përdoruesve.

Rrjeti social nga ana e tij, u përgjigj nëpërmjet nënpresidentit duke thënë se kompania dha qasje në të dhënat e përdoruesit për të vetmin qëllim të kalimit të rrjetit social në ‘smartphone’ të ndryshëm ekzistues, në një periudhë kur nuk kishte dyqane të aplikacioneve.

Por ky nuk është i vetm iproblem me të cilin haset FB, në SHBA duket se rrjeti social po humbet terren pasi adoleshentët po përdorin më shumë Instagram dhe You tube duke e lënë në hije .

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336