Pasi Snapchat lançoi opsionin e ri të mesazheve në grup, nuk ka zgjatur shumë dhe Facebook është kundërpërgjigjur. Facebook ka prezantuar sot risitë e shumta në aplikacionin Messenger, shumë prej tyre tepër të ngjashme me ato për të cilat Snapchat kishte “eksluzivitetin”.
I quajtur “Messenger Camera”, opsioni i ri i ofron përdoruesve modifikimin e fotove apo videove me stikera, tekst, filtra dhe efekte të animuara. Aktualisht Messenger Camera po testohet në Irlandë dhe pritet që shumë shpejt të jetë e aksesueshme nga çdo shtet.