Facebook ka qenë duke performuar shumë ekonomikisht që nga themelimi i vet. Investitorët tërhiqeshin nga potenciali i kompanisë, por pas skandalit të Cambridge Analytica, çdo gjë ndryshoi.
Investitorët nisën që të tërhiqnin kapitalin e vet nga kompania dhe sotku i Facebook INC. është ulur me 19% gjatë ditës së djeshme. Kjo shifër është rekord historik, pasi asnjë kompani nuk ka humbur më parë kaq shumë.
Facebook merr në këtë mënyrë kurorën nga Intel që ka humbur 91 miliardë në një ditë në fillim të viteve 2000. Gjigandi i medias sociale ka humbur plot 120 miliardë dollarë gjatë 24 orëve të fundit, shifër e frikshme apo jo?
Për të krijuar idenë tek ju, kjo shifër është e barabartë me buxhetin ushtarak të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe. Mark Zuckerberg padyshim që nuk është i lumtur në këto çaste, por as ne nuk jemi! Një botë pa rrjetet sociale të Facebook(përfshirë Instagram dhe WhatsApp) nuk do të ishte dhe aq mirë, meqë askujt nuk i pëlqen Snapchat apo jo.
Facebook shares plunge: Here's how Wall Street is reacting from CNBC.
-------------------------------------
MEQË JE KËTU
IN Smart të fton të na bashkohesh në grupin privat të Facebook ku mund të diskutojmë risitë e teknologjisë, problemet që ti mund të kesh me smartphone tënd dhe të njihemi me njëri-tjetrin në komunitetin më të madh dedikuar të apasionuarve pas teknologjisë.