INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook shton sigurinë

Facebook shton sigurinë

Publikuar më: 15:13 04-06-2016

The Guardian raporton se Facebook është duke menduar të shtojë kriptimin end-to-end tek Messenger, një aplikacion që përdoret nga më shumë se 900 milionë njerëz në të gjithë globin. Thuhet se kriptimi end-to-end do të jetë i ç’aktivizuar kështu që përdoruesit duhet ta aktivizojnë manualisht nëse duan.

Messenger nuk është shërbimi i parë mesazheve në portofolin e Facebook që do marrë kriptimin end-to-end. WhatsApp, shërbimi më i njohur i mesazheve që Facebook përvetësoi disa vite më parë, kohët e fundit ka implementuar kritpimin end-to-end për të gjithë përdoruesit e tij.

Arsyeja pse Facebook ka zgjedhur të ç’aktivizojë këtë opsion paraprakisht është për shkak të ambicieve të saj për platformën Messenger. Ajo ofron karakteristika të mësuarit nga kompjuterat e cila mbështetet në të dhënat e përdoruesve për tu përmirësuar, por në qoftë se kriptimi është aktivizuar, Facebook nuk do të jetë në gjendje për të hyrë në të dhënat e përdoruesit si psh tek mesazhet.

Për përdoruesit, kjo do të thotë që ju duhet të zgjedhni. Nëse doni një siguri të përmirësuar duhet të jeni të gatshëm për të jetuar pa disa nga karakteristikat më të fuqishme që ofron Messenger. Nëse doni këto karakteristika, atëherë do ju duhet të bëni pak kompromis me jetën tuaj private.

Ky qëndrim është i ngjashëm me atë të Allo, aplikacioni më i ri i mesazheve nga Google i cili gjithashtu përmban karakateristikën e kriptimit end-to-end, diçka që e bën Edward Snowden të shoh Allo shumë me dyshim

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773