Një patentë e re e paraqitur nga Facebook në fillim të këtij muaji tregon se kompania mund të jetë duke u përpjekur të bëj fytyrën tuaj një emoji të ri.
Duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës, Facebook me sa duket dëshiron që nga fotot tuaja të zgjedhë ato më të përshtaturat për t’i përdorur më pas si emoji. Për shembull, nëse shtypni :) çon në ? emoji, në vend të këtij emoji Facebook dëshiron t’a zëvendësojë atë me një foto ku ju jeni duke qeshur.