INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Facebook vazhdon me skandalet,7 Milion foto të vjedhura. Në rrezik privatësia juaj

Facebook vazhdon me skandalet,7 Milion foto të vjedhura. Në rrezik privatësia juaj

Publikuar më: 12:22 15-12-2018

Facebook tha të premten se një bug software që prek rreth 7 milionë përdorues mund të ketë ekspozuar një sërë fotografish për zhvilluesit e aplikacioneve.

Megjithëse kjo nuk do të thotë që fotot janë parë nga dikush, zbulimi i bug-it ofron një tjetër kujtesë se sa të dhëna Facebook ka mbi 2.27 miliardë përdorues të saj dhe sa shpesh ndodhin këto lloj vjedhjesh.

Instagram Banner

Në një blog post, kompania tha se bug preku 6.8 milionë njerëz që i dhanë leje aplikacioneve te palëve të treta për të hyrë në fotot. Facebook tha se fotot e përdoruesve mund të jenë ekspozuar për 12 ditë rresht.

Në përgjithësi, kur njerëzit u japin aplikacioneve në fotot e tyre, kjo do të thotë vetëm për fotot e postuara në faqen e tyre në Facebook. Facebook thotë se bug potencialisht u dha zhvilluesve akses në foto të tjera, të tilla si ato të përbashkëta në Marketplace ose në Storyt e Facebook. 

Me dy javë të mbetura të ketij viti, është e mundur që Facebook të ketë ende kohë për një tjetër sigurim të privatësisë. 

©insmart.al

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999