INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fajon: Situata në Serbi e përkeqësuar në dy vitet e fundit

Fajon: Situata në Serbi e përkeqësuar në dy vitet e fundit

Publikuar më: 15:08 05-11-2018

Europarlamentarja Tanja Fajon komentoi situatën e përgjithshme në Serbi pak kohë pasi vizitoi Beogradin. Ajo tha se situata është përkeqësuar ndjeshëm përgjatë dy viteve të fundit, si në aspektin e reformave për shtetin e së drejtës ashtu edhe për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Në një intervistë për të përditshmen serbe ”Danas”, Fajon këmbëngul se në Serbi procesi i reformave në rrugën drejt BE-së vazhdon me ngadalësi të madhe, se asnjë hap përpara  nuk është bërë në luftën kundër korrupsionit, se drejtësia është nën presion, ndërkohë që media është në një situatë dramatike dhe të vështirë. “Kam përshtypjen se përgjatë dy viteve të fundit situata është përkeqësuar”, deklaroi Fajon. ”Pyes se çfarë ka ndodhur me demokracinë dhe lirinë në Serbi”, shtoi ajo. “Korrupsioni është shumë i përhapur dhe autoritetet kanë bërë pak për shtetin e së drejtës”, deklaroi europarlamentarja Fajon në një intervistë për të përditshmen serbe ”Danas”.

Article Logic
Execution time: 0.0041708946228027