Cristiano Ronaldo mund të dënohet rëndë nëse shpallet fajtor për evazion fiskal.
Katër herë fituesi i “Topit të Artë” ditën e hënë ka dal para gjykatës në Spanjë për të dëshmuar rreth akuzave për evazion fiskal.
Sipas “Mundo Deportivo-s”, portugezi mund të dënohet me një gjobë të majme me vlerë 75 milionë euro dhe 15 vjet burg nëse përfundimisht shpallet fajtor për shmangej të tatimit prej 14.7 milionë eurove.