Mbyllja e sezoneve televizive shoqërohet edhe me jehonën e ndryshimeve që do të ndodhin në sezonin e ri.
Kështu, pasi u konfirmua largimi i Marina Vjollcës nga Top Channel dhe kalimi i saj në televizionin Klan, u fol për një tjetër lëvizje drejt këtij televizioni. Portalet nisën të shkruanin për dyshen e djemve të “Kripë dhe Piper” , Alfion dhe Indritin për të cilët u tha se në muajin shtator do të largoheshin nga IN Tv për të nisur një sezon të ri në “Tv Klan” . Por djemtë e kanë përgënjeshtruar këtë lajm duke u shprehur se nuk është e vërtetë.
“Sa i përket lajmit që po qarkullon, nuk ësjhtë i vërtetë. Madje ne e kemi marrë vesh nga ndjekësit dhe miqtë të cilët na çonin linkun. Ne jemi shumë të angazhuar dhe në shtator kemi shumë projekte edhe jashtë televizionit. Një ndër projektet është “Kripë dhe Piper” në In Tv me receta të cilat i bëjmë me shumë dashuri”, shprehet Alfio duke iu dhënë fund njëherë e mirë fjalëve që janë përhapur.
Emisioni i plotë, këtu: