Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu u komentua ditën e sotme shumë në media pas një përgjigjeje që i dha një fanseje në Instagram, ku i tregoi se ashtu si të gjithë edhe ajo dikur ka qenë fakire.
“Bukë me vete nuk marr sepse ha para se të dal. Një shishe ujë po. Fakire kam qenë dhe unë. Me biçikletë me plumbat në maje të kokës në 97 në Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva një Golf Wolsvagen të përdorur të vjetër pa Ajër të Kondicionuar. Po kam një makinë më të mirë tani, por se dua fare fare. Vetëm biçikletë dhe trena dua unë. Janë më të mira se çdo avion privat dhe çdo Ferrari.” , ka shkruan moderatorja.
Ky koment është shpërndarë nga ana e opinionistit Olti Curri në Instastory, i cili ka ironizuar lapsusin që Alketa ka bërë. Ai ka nënvizuar pjesën ku Alketa thotë se në 97 ka shkuar në Top Albania Radio dhe në një postim tjetër ka shpërndarë se Top Albania Radio e ka pasur transmetimin e parë në vitin 1998.
"Pyetja është: Ku ka qenë duke shkuar Alketa në 97-tën mes p.lu.m.b.a.ve me bicikletë? Se në Top Albania jo se është hapur një vit më vonë.”, shkruan Olti teksa në një postim tjetër shkruan: “Ekskluzive: zbulohen foto të papublikuara nga udhëtimi i Alketa Vejsiut në vitin e mbrapshtë 97-të për në ambientet e Top Albania Radios së hapur në 1998-n”.