INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fakte tronditëse, lidhjet e kriminelëve shqiptarë me femra të showbizit

Fakte tronditëse, lidhjet e kriminelëve shqiptarë me femra të showbizit

Publikuar më: 09:22 05-04-2019

Analisti Lorenc Vangjeli ka bërë një deklaratë tronditëse teksa fliste për situatën kriminale në vend një natë më parë në Opinon. Ai tha se në tre ngjarje kriminale, dy prej të cilave kanë përfunduar me vrasje, janë gjetur emra të politikanëve, zyrtarëve të lartë të policisë dhe personazhe nga bota e showbizit.

Po zv.ministri i Brendshëm Besfort Lamallari u shpreh se personazhet nga showbizi që përmendi Vangjeli janë kryesisht ferma të përdorura si eskorta të cilat kanë lidhje me botën e krimit.

Pjesë nga deklarata:

Vangjeli: Në një bllok ku shënoheshin sasitë e kokainës, pagesat që janë bërë, janë gjetur emra të çuditshëm. Emra të çuditshëm. Në tre episode kriminale, dy prej të cilave janë me vrasje, janë gjetur shënime, qoftë të dhëna, në telefon qoftë edhe të shkruara, emra personal të njohur të cilët kanë qenë edhe zyrtarë të lartë, edhe punonjës policie të lartë, edhe personazhe të medias dhe showbizit.
Lamallari: Janë vajza të showbizit që janë përdorur si eskorta dhe kanë patur lidhje...janë fakte.
Vangjeli: Sot në Tiranë është luftë e pisët. Në klubet ku ne rrimë, në shkollat ku shkojnë kalamatjë tanë, te tenderat...janë kudo. Kriminale nuk është thjeshtë dora që mban koburen. Kriminale janë mendjet të cilat po sjellin këto situata të cilat ne nuk i parashikojmë dot. Deri në qershor do të ketë diçka. E vetmja mundësi për t’u rilegjitimuar opozita si palë në tryezë është kjo situatë kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.002525806427002