Dosja hetimore rreth bosit më famëkeq të drogës Joaquin Guzman, i njohur si ‘El Chapo’, përmban pohime, sipas të cilave ai kryente vazhdimisht marrëdhënie seksuale me të mitura.
Sipas dokumenteve të bëra publike, Alex Cifuentes, bashkëpunëtor i “El Chapo” iu tha autoriteteve amerikane se Guzman përdorte vajza 13-15 vjeç për të bërë seks në strehimet e tij rreth fundit të viteve 2000. Sipas “Mirror” El Chapo i quante ato vitamina sepse pretendonte se ato i jepnin energji dhe forcë. Ai tha se një person i ofronte fotografi të të mitura mes të cilave “El Chapo” zgjidhte të preferuarat.
Ato dërgoheshin në një fermë të izoluar në Sinaloa, dhe ky “shërbim” kushtonte 5000 dollarë. Trafikanti kolumbian shton se El Chapo para seksit i drogonte të miturat, me anë të një substance pluhur që iu hidhte në pije.