INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve dhe si ta parandaloni atë!

Faktorët që ndikojnë në rënien e flokëve dhe si ta parandaloni atë!

Publikuar më: 22:32 20-11-2018

Nëse njëri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do të transmetohet normalisht edhe tek fëmija. Por nga ana tjetër, nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut, këtë patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve duke pasur arsye stresin, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi e për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, vetëm korrigjimi i disekuilibrit mund të evitojë rënien e flokut.

Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre besojnë dhe thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Kujdes!

1-Kontrolloni stresin

2-Mbani një dietë të përshtatshme

3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë

4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.

5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.

6-Evitoni ushqimet e skuqura.

7-Përdorni sallata të ndryshme.

8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.

9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887