INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Faktori kryesor që ka impakt të madh në jetën tuaj seksuale

Faktori kryesor që ka impakt të madh në jetën tuaj seksuale

Publikuar më: 13:52 05-09-2017

Fillimi i një marrëdhënieje mund të jetë tepër pasionante, por më pas shumë çifte në mënyrë të pashmangshme iu ngelet të pyesin: A duhet të kemi marrëdhënie seksuale më shumë?

Duket se mosha juaj (ose mosha që ndjeni se jeni) mund të jetë faktori më i madh në këtë ekuacion, sipas një raporti të fundit të Institutit Kinsey. Studimi i vitit 2017 nga Instituti Kinsey, i publikuar në Journal of Sex Research, shqyrtoi se si mosha ndikon në marrëdhëniën seksuale. Gjatë një hapësire 10-vjeçare, studiuesit ekzaminuan rreth 1,200 të rritur dhe të moshuar, duke u kërkuar atyre sa herë e bëjnë, "cilësinë" e seksit dhe sa të përfshirë ishin në të. Dhe për të përcaktuar moshën subjektive (dallimin mes moshës kronologjike dhe moshës që ata zakonisht ndjejnë), ata bënë pyetjen e thjeshtë: "Shumë njerëz ndjehen të moshuar ose më të rinj seç janë në të vërtetë. Çfarë moshe ndjeheni shumicën e kohës? "

Rezultatet? Gjithçka ka të bëjë me sjelljen tuaj. Kur njerëzit raportuan se ndiheshin "më të vjetër", ata ishin më pak të interesuar për seksin dhe mendonin se "cilësia" e seksit ishte më e keqe.

Gjatë studimit për një dekadë, njerëzit filluan të bëjnë seks më rrallë, duke shkuar nga 2.52 herë gjatë gjashtë muajve të fundit në 1.8 herë. Çuditërisht, ata me kushte kronike shëndetësore e bënin më pak. Plus, ata që e bënë atë shpesh në fillimin e studimit, po ashtu kishin bënin seks më shumë 10 vjet më vonë. Kjo do të thotë se zakonet tuaja tani ndikojnë në zakonet e së ardhmes

Të ndihesh më i ri në moshë, bën mirë edhe për shëndetin në përgjithësi. Hulumtimet konstatojnë se ata që e shohin veten si më të rinj se sa qirinj shuajnë në tortën e tyre të ditëlindjes, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662