INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Falë një dopiete të Higuain, Juventus fiton sërish ruan dhe distancën me Romën [VIDEO]

Publikuar më: 14:37 13-02-2017

Bardhezinjtë e Massimiliano Allegri-t vazhdojnë të marshojnë të qetë drejt kreut, duke fituar 0-2 ndaj Cagliari-t vendas. Juventus ka arritur të marrë fitoren në transfertë me Cagliarin, duke shënuar dy gola të cilët mbajnë firmën e El Pipita. Në minutën e 37-të, Higuain u nis nga një kend në limitet e një pozicioni jashtë loje, dhe me një asist të Marchisio, shënuan golin e avantazhit për Juventusin.

Edhe goli i dytë për Juventusin do të vinte nga Higuain, i cili pas një shërbimi të Dybala, arriti të mposhte për herë të dytë portierin e Cagliari-t. “Zonja e Vjetër” vazhdon të jetë në kreun e tabelës, duke ruajtur distancën prej shtatë pikësh nga Roma e vendit të dytë.

Ndeshjen e javës së 24-të të Serisë A e ka fituar edhe Roma. Kryeqytetasit kanë fituar në transfertë 2-0 ndaj Crotones dhe rimarrin vendin e dytë me gola te Nainggolan në fundin e pjesës së parë dhe Dzeko në pjesën e dytë.

Interi rikthehet menjëherë tek fitorja. Zikaltërit mposhtin Empolin 2-0 në “San Siro” falë golave të shënuar nga Eder dhe Candreva.

Article Logic
Execution time: 0.0034289360046387