Këngëtarja e e famshme shqiptare Enca është duke korrur sukses me këngën e fundit “Break Down” bashkëpunim me Don Xhonin. Kjo këngë vetëm pak orë nga publikimi, arriti të futej në listën e këngëve më të dëgjuara në mbarë botën.
Madje, ka hyrë tek këngët “Trending worldwide”, listën e së cilave e kryeson Maluma me këngën “Hawai”.
Së fundmi ka qenë ylli botëror Maluma, i cili ka publikuar në Instagram foton e kësaj tabele, të cilën e kryeson ai vetë, ku duket se e 11-ta me radhë është kënga ‘Break Down’ e Encës me Don Xhonin. Në lidhje me këtë fakt ka reagoi edhe Enca në një postim në rrjetet sociale.
“Kena perfundu edhe tek story i Maluma, doni më?”, ka shkruar ajo në postimin krahas fotos së publikuar.
Por si duket Don Xhoni “nuk e njeh” Malumën, pasi në një ‘live video’ në Instagram me Encën, ai është shprehur: ‘Najs, najsss! Kush është ajo?’, pasi Enca po i fliste për suksesin e këngës dhe sesi përfunduan edhe tek story i Maluma’s.
Nuk besojmë se Don Xhoni nuk ka dëgjuar për Maluma-n, sepse vlen të thuhet se ka ndër këngët më të dëgjuara në botë ku numërojnë biliona/miliarda klikime. Ne mendojmë se me siguri Don Xhoni nuk e dëgjoi mirë emrin e yllit botëror kur e tha Enca. Por për më shumë shihni videon më poshtë./intv.al/