INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falen taksat e papaguara të makinave,  për këto vite…

Falen taksat e papaguara të makinave, për këto vite…

Publikuar më: 18:24 18-09-2016

Bazuar në ligjin e ri për amnistinë fiskale, Ministria e Financave ka parashikuar faljen e taksave dhe të gjobave për makinat që nga viti 2011. Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave Niko Lera, shpjegon se do përfitojnë falje të plotë qytetarët që do të çregjistrojnë makinat.

“Ideja është që nga viti 2011 edhe më parë të falen taksat e papaguara apo penalizimet dhe përdoruesve të mjeteve iu është lënë një alternativë, nëse duan, taksat nga 2011 e më parë do t’u falen edhe nëse nuk kanë paguar nga 2012 e këtej dhe mjeti do të ç’regjistrohet. Ka edhe një opsion tjetër që nëse dëshirojnë, nuk do të paguajnë taksat e papaguara nga 2012 e më parë dhe janë të detyruar të paguajnë taksat pa gjoba nga 2012 e këtej dhe ta mbajnë mjetin në qarkullim“shprehet Niko Lera, Drejtor i Politikave Fiskale.

Amnistia parashikon vetëm faljen e plotë të borxhit të vjetër tatimor e doganor të bizneseve, i akumuluar deri para 5 apo 6 vitesh, i cili në total llogaritet rreth 175 miliardë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0025861263275146