INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Falet Nazime Visha, Nishani: Vlerësova pendesën

Falet Nazime Visha, Nishani: Vlerësova pendesën

Publikuar më: 11:05 25-03-2016

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar këtë të premte dekretin për falje për Nazime Vishën. Kërkesa për falje është bërë nga Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, e cila është dorëzuar në Presidencë në 26 Shkurt të këtij viti.

22-vjeçarja u burgos në Gusht të vitit 2012 pasi vrau 45-vjeçarin Fiqiri Muça, i cili kishte krijuar një lidhje me Nazime Vishën që kur ajo ishte në moshën 14 vjeçare, duke e dhunuar seksualisht. Nazime Visha u dënua me 10 vite burg në vitin 2010 nga Gjykata e Tiranës, e më pas në 2013 u la në fuqi nga Gjyklata e Apelit.

Por në argumentimin e tij Presidenti Nishani thotë se në kërkesën për falje, vlerësoj pendesën e të dënuarës.

Në argumentimin e tij, kryetari i shtetit thotë se e dënuara rezulton, gjithashtu, se ka kryer më shumë se 1/3 e dënimit të dhënë.

“Pas shqyrtimit të dokumentacionit në ushtrimin e të drejtës së faljes, për të dënuarën  Nazime Beqir Visha, kam mbajtur parasysh kushtet dhe kriteret e ligjit nr. 10295, datë 01.07.2010 “Për faljen”, si dhe faktin sipas të cilit falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, dhe jepet në rastet kur nuk ekzistojnë kriteret ndaluese, e kur dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues. Tek kërkuesja vlerësova gjithashtu pendimin e thellë, sjelljen e saj si e dënuar, arsyetimin ligjor dhe propozimin e Ministrit të Drejtësisë, si dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë që justifikon faljen”.

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773