Pas disa ditësh nga lançimi i tij, filluan problemet e para për lojën për mbijetesë, Fallout 76, lëshimi i njëkohshëm i tre bombave atomike brenda lojës online shkaktoi një crash në serverat e lojës, duke e bërë praktikisht të papërdorshme për disa kohë.
Në të njëjtën kohë, i njëjti ekip i lojtarëve ishte i pari që bëri lëshimin e tre bombave atomike, të cilat së pari arritën të identifikojnë kodet e nisjes për një raketë bërthamore në ditën e parë të lirimit. Në internet ju mund të gjeni videon e ekipit që planifikon shpërthimin e tre bomave atomike në të njëjtën kohë në Virxhinia Perëndimore, ku është ambientuar lojta post-apokaliptike Fallout 76. Shpërthimi që më pas rrëzoi serverat e lojës. Nëse jeni kurioz, i gjithë ngjarja u regjistrua dhe u publikua më pas në kanalin YouTube të Nickaroo93.
©insmart.al